Nesër startojnë çerkefinalet e Kupës së Kosovës, vëmendja në Mitrovicë e Prizren

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811866-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Nesër startojnë çerkefinalet e Kupës së Kosovës, vëmendja në Mitrovicë e Prizren" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="900" height="600" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811866-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Nesër startojnë çerkefinalet e Kupës së Kosovës, vëmendja në Mitrovicë e Prizren" loading="lazy"></p>Kupa e Kosovës për meshkuj ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, ku skuadrat do të zhvillojnë ndeshjet e para dhe të kthimit sipas sistemit ardhje-vajtje, i cili do të zbatohet deri në fazën gjysmëfinale. Duelet e para çerekfinale do të zhvillohen të mërkurën, ku vëmendja do të jetë e ndarë në dy qytete. Në Mitrovicë</div>

Madhësia e shkronjave

Kupa e Kosovës për meshkuj ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, ku skuadrat do të zhvillojnë ndeshjet e para dhe të kthimit sipas sistemit ardhje-vajtje, i cili do të zbatohet deri në fazën gjysmëfinale.
Duelet e para çerekfinale do të zhvillohen të mërkurën, ku vëmendja do të jetë e ndarë në dy qytete. Në Mitrovicë, nga ora 18:45, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa në Prishtinë, po në të njëjtën orë, Bora do të jetë nikoqire e Rahovecit.
Programi i çerekfinaleve vazhdon të enjten, kur nga ora 18:45, Vëllaznimi do të pres Sigal Prishtinën, teksa në Prizren, Bashkimi do të ballafqohet me Go+ Pejën, dy skuadrat që së fundi dhuruan ndeshjen më të bukur të stinorit vjeshtor.