Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë miqësore për grumbullimin e muajit qershor.
Dardanët do të përballen me Kombëtaren e Çekisë në udhëtim në ndeshjen e parë miqësore.
Të përzgjedhurit e Franco Fodas kanë punë me çekët me fillim nga ora 16:00 në epet Arena në Pragë.
Kosova është gati për ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor, kur ndeshet me Çekinë si myafir. Dardanët luanë kët ndeshje me fanella të kaltra të markës Adidas.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se në prag të ndeshjes miqësore Çeki–Kosovë, presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda, ka shtruar drekën tradicionale për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ademi bëri të ditur se e ka përgëzuar Trundan për suksesin e Kombëtares çeke dhe kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke i uruar paraqitje sa më dinjitoze në atë turne.
Sipas Ademitt, Trunda ka vlerësuar progresin e futbollit të Kosovës dhe cilësinë e Kombëtares, duke shprehur respekt për punën që po bëhet në zhvillimin e futbollit në vend. Ai shtoi se takime të tilla forcojnë bashkëpunimin mes dy federatave dhe kultivojnë frymën e respektit brenda familjes evropiane të futbollit.
Kombëtarja e Çekisë është grumbulluar vetëm të enjten për miqësoren ndaj Kosovës, ndërsa përzgjedhësi Miroslav Koubek ka ftuar gjithsej 29 lojtarë.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se vetëm 26 futbollistë do të udhëtojnë për në SHBA të dielën në mbrëmje, pas ndeshjes, çka e bën duelin ndaj Kosovës të rëndësishëm edhe për garën për listën përfundimtare.
“Lufta për nominimin përfundimtar është një nga motivet kryesore. Lojtarët absolutisht të dëshmuar, nuk ka nevojë t’i testosh dhe ndoshta kanë luajtur në ligë fundjavën e kaluar, kanë nevojë për pak relaks. Nga lojtarët e rinj që janë në nominim, të gjithë do të kenë ndikim”.
“Është një ndeshje ndërkombëtare dhe nuk bëhet fjalë t’i qasemi si stërvitje. Ne apelojmë për shpirt dhe përpjekje maksimale. Formacioni mund të jetë me më pak përvojë, por të gjithë janë të motivuar për të performuar. Nuk do të nënvlerësojmë asgjë”, u shpreh Koubek.
Albion Rrahmani pret që Kosova të triumfojë në udhëtim te Republika Çeke.
Ylli i Sparta Pragës në konferencë për media deklaroi se nëse përzgjedhësi Franco Foda ia jep mundësinë, atëherë do të provojë ta dëshmojë kualitetin.
“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh përsëri këtu, përndryshe në stadiumin ku luajmë me ekipin. Është motiv shtesë dhe po shpresoj të paraqitem mirë nëse trajneri ma jep mundësinë dhe pse jo të shënoj”.
Përzgjedhësi Franco Foda pret një tjetër fitore të Kosovës, këtë herë në udhëtim te Republika Çeke.
“Dardanët” janë mysafir i Çekisë më 31 maj, ndërsa pavarësisht mungesave kanë objektiv të qartë për të triumfuar.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Foda deklaroi se kjo sfidë do ta ndihmojë Kosovën të përgatitet për Ligën e Kombeve.
Miqësorja Çeki – Kosovë do të drejtohet nga një ekip gjyqtarësh nga Sllovakia.
Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Michal Ocenas(Sllovaki), ndërsa asistentë të tij do të jenë Tobiáš Pacák (Sllovaki) dhe Adam Jekkel (Sllovaki). Detyrën e gjyqtarit të katërt do ta kryejë Jakub Wulkan (Çeki).
Ky është dueli i tretë që dy ekipet kombëtare do ta zhvillojnë mes vete, pasi më parë janë përballur në kualifikimet për Evropianin e vitit 2020.
Kosova ka një fitore 2-1 në ‘Fadil Vokrri’ në vitin 2019, teksa çekët kishin triumfuar po me rezultat të njëjtë 2-1 në Pragë.





