Londrimi sjell Dolcen në klipin e ri, skena sensuale gjatë xhirimeve në Shkodër

Magazina

Londrimi vijon prezantimin e EP-së së tij të ri, i përbërë nga pesë këngë, ndërsa projekti i tij muzikor ka nisur tashmë të marrë formë me publikimin e videoklipit të parë “Afterparty”, i cili është pritur me reagime pozitive nga publiku. Sipas planit të artistit, këngët e mbetura të minialbumit do të publikohen njëra pas […]

Madhësia e shkronjave

Londrimi vijon prezantimin e EP-së së tij të ri, i përbërë nga pesë këngë, ndërsa projekti i tij muzikor ka nisur tashmë të marrë formë me publikimin e videoklipit të parë “Afterparty”, i cili është pritur me reagime pozitive nga publiku.

Sipas planit të artistit, këngët e mbetura të minialbumit do të publikohen njëra pas tjetrës, duke mbajtur të gjallë interesin e ndjekësve për çdo etapë të projektit vizual.

Ndërkohë, vëmendja është zhvendosur te një prej videoklipeve të radhës, ku si protagoniste do të shfaqet Dolce.

Dyshja, e njohur për raportin e tyre të komentuar brenda Big Brother VIP Kosova 4, rikthehen sërish bashkë në një projekt artistik, këtë herë jashtë formatit televiziv.

Xhirimet e klipit janë zhvilluar në qytetin e Shkodrës, ndërsa burime pranë projektit kanë bërë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se videoja muzikore nuk do të jetë një realizim i zakonshëm.

Mësohet se në klip do të ketë skena shumë “hot” dhe tejet sensuale, ku dyshja do të shfrytëzojë kiminë mes tyre për të sjellë një atmosferë sa më të fortë vizuale. /Telegrafi/