A don me u bo gazetar dhe video editor? Trajnim falas për të rinjtë që duan të hyjnë ose të avancohen në gazetari dhe multimedia.
A je i/e pasionuar pas lajmit? Dëshiron të mësosh si të raportosh nga vendi i ngjarjes, si të realizosh një storie të qartë dhe si ta bësh atë të gjallë me foto, video e formate tjera bashkëkohore digjitale?

Apliko për trajnimin një ditor “Raportimi për lajmet lokale dhe realizimi i video storieve”, që do të mbahet më 19 qershor 2026 në Prishtinë.
Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com
Do të përzgjidhen 20 pjesëmarrës nga 7 rajone të Kosovës. Pjesëmarrja në trajnim do të jetë pa pagesë. Shpenzimet e udhëtimit me transport publik mbulohen nga Telegrafi.
Trajnimi mbahet në Prishtinë më 19 qershor 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00.
Afati i aplikimit deri më: 15 qershor 2026
Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com





