Brikena Selmani po vazhdon të jetë në vëmendje edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5.
Ajo po e shijon lidhjen me partnerin e saj, Mateo Borrin, me të cilin u njoh në formatin e lartpërmendur, ndonëse një marrëdhënie e kishin pasur edhe para disa viteve.

Sido që të jetë, ky raport po ecën tejet mirë edhe jashtë shtëpisë dhe duket se tani kanë ndërmarrë hapa të tjerë.
Së fundmi modelja nga Prizreni ka ndarë në InstaStory një imazh përkrah nënës së Mateos.
“Me mbretëreshën”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Duket se tani janë njohur edhe familjarisht, përkundër se u takuan në Big Brother.
Krahas kësaj, të njëjtit po vijojnë edhe angazhimet e tyre në anën profesionale. /Telegrafi/





