Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Guri tha se rezultati i së dielës, nuk ishte ai që LDK priste.
Pos tjerash, ai tha se e diela e fundit e vitit 2025 nuk ishte e diela që e kishin imagjinuar “pas gjithë atij angazhimi, sakrifice dhe pune të pandalshme”.
“Por mbi gjithçka, jeni ju, aktiviste, struktura, vullnetare e qytetare. Faleminderit secilit që dha kohë e mund ne gjithë këtë rrugëtim. Qytetarëve që besuan, që na dëgjuan dhe që na dhanë mbështetjen e tyre. Faleminderit kryetarit Abdixhiku, qe me shume mund e sakrifice, ndërtoi një ekip te jashtëzakonshëm, hartoi një program që ishte përtej. E mbi të gjitha nuk e tradhtoi kurrë fjalën e elektoratit”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Ish-deputeti, po ashtu shtoi se zgjedhjet vijnë e shkojnë, megjithatë sipas tij, ajo që mbetet është vizioni, qëndrueshmëria dhe besimi.
“LDK ka kaluar shumë sfida në historinë e saj. Ka ditur të fitojë, të humbë, por kurrë të dorëzohet. Ka ditur të presë, por gjithmonë ka ditur edhe të ringrihet. Edhe sot, LDK qëndron. Qëndron mbi vlerat e saj. Qëndron mbi njerëzit e saj. Qëndron mbi besimin se politika mund dhe duhet të bëhet ndryshe. Me respekt, me durim dhe me besim. vazhdojmë. Gjithmonë LDK”, shkroi ai.
Guri pas rezultateve zgjedhore: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar – LDK do të ringritet
<div><div><img width="640" height="318" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810361-attachment-1024x509.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Guri pas rezultateve zgjedhore: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar – LDK do të ringritet" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1170" height="582" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810361-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Guri pas rezultateve zgjedhore: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar – LDK do të ringritet"></p>Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit. Përmes një postimi në Facebook, Guri tha se rezultati i së dielës, nuk ishte ai që LDK priste. Pos tjerash, ai tha se e diela e fundit e vitit 2025 nuk ishte e diela që e kishin imagjinuar</div>






