Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

Nacionale

<div><div><img width="640" height="490" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809956-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="850" height="651" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809956-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile"></p>Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend. Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. “Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend.
Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.
“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.
Sipas tij, më e mira për vendin do të ishte krijimi i një qeverie stabile, sepse sipas tij kjo është ajo që vendi ka më së shumti nevojë.
“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.