“Djalë i rrezikshëm, i papërshtatshëm për jetën shoqërore”, Valverde kishte goditur edhe Modricin

Sport

Real Madridi është në një krizë serioze pas një përleshjeje fizike midis dy mesfushorëve të ekipit, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde. Sipas mediave spanjolle, francezi e ka goditur uruguaianin deri në atë pikë sa ai do të humbasë El Clasicon e nesërme në Barcelonë për shkak të lëndimeve në fytyrë. Incidenti është kulmi i një […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi është në një krizë serioze pas një përleshjeje fizike midis dy mesfushorëve të ekipit, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.

Sipas mediave spanjolle, francezi e ka goditur uruguaianin deri në atë pikë sa ai do të humbasë El Clasicon e nesërme në Barcelonë për shkak të lëndimeve në fytyrë.

Incidenti është kulmi i një atmosfere toksike që ka mbizotëruar te Real Madridi prej javësh dhe mund të çojë në një krizë në dhomën e zhveshjes.

Siç ndodh zakonisht në situata të tilla, problemet e vjetra dalin në dritë dhe Inaki Angulo, YouTuber-i më i ndjekur (mbi 600 mijë ndjekës) që ndjek Real Madridin, zbuloi detaje të reja tronditëse.

“Problemet e Valverdes datojnë shumë kohë më parë. Vitin e kaluar ai e goditi Luka Modricin në stërvitje. Po flasim për një djalë të rrezikshëm, të paaftë për të jetuar në shoqëri”, tha Angulo, akuzat e të cilit u raportuan edhe nga Defensa Central, një portal i njohur që merret me Real Madridin.

Më herët sot (e shtunë), trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli për përleshjen Valverde-Tchouameni, por a më shumë kishte mbetur i hatëruar me faktin se dikush po i nxjerr informacionet nga zhveshtorja. /Telegrafi/