Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve mbajti mbledhje në të cilën zhvilloi intervista me kandidatët e paraqitur pas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Mbledhjen e hapi Gjorgjija Sajkoski, kryetar i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, dhe më pas e kryesoi kryetari i Komisionit të Përzgjedhjes, Igor Zdravkovski.
Kandidatët Katerina Zajkovska, Marija Katrallova-Kitanov, Vlladimir Klekovski, Tanja Levajkoviq dhe Millka Muratovska paraqitën pikëpamjet dhe vizionet e tyre para anëtarëve të Komisionit, si dhe para publikut të interesuar.
Deputetët, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve patën mundësinë të bënin pyetje të drejtpërdrejta në lidhje me përvojën e tyre profesionale deri më tani, planet e tyre të ardhshme si anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe çështjet në fushën e parandalimit të korrupsionit.
Pas përfundimit të intervistave me të gjithë kandidatët, kryetari i Komisionit informoi se brenda tre ditësh Komisioni për Përzgjedhje do të përgatisë rang-listë të kandidatëve. Bazuar në të, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do t’i dorëzojë Kuvendit propozim për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit brenda dy ditësh






