Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për ndarjen e shtesave të fundvitit prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët nuk është asgje e re, por e re është se qeverisja e tij do të vazhdojë edhe për një mandat.
Dje qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë nga 100 euro mbështetje për fëmijët dhe pensionistët.
Kurti këtë vendim e komentoi pas përurimit të investimeve dhe punimeve të bëra në stadiumin e komunës se Shtimes. Ai tha se shtesat në kohë festash si qeveri i ka ndarë edhe dy vitet paraprake.
“A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar, a kanë qenë edhe para vitit të kaluar çdo herë para vitit të ri kur kemi dimër dhe kemi festa ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, tha ai.
Vendimi i qeverisë në detyrë për ndarjen e shtesave të fundvitit në vlerë prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët u kritikua duke u konsideruar si vendim për blerje votash meqenëse vendi ndodhet në fushatë zgjedhore.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar qeveria e Kosovës në prag të festave të fundvitit kishte ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët. /KSP
100 eurot në kohë fushate, Kurti e prezanton si traditë të qeverisjes: S’ka asgjë të re, e vazhdojmë edhe në mandatin e tretë
<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809262-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="100 eurot në kohë fushate, Kurti e prezanton si traditë të qeverisjes: S’ka asgjë të re, e vazhdojmë edhe në mandatin e tretë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809262-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="100 eurot në kohë fushate, Kurti e prezanton si traditë të qeverisjes: S’ka asgjë të re, e vazhdojmë edhe në mandatin e tretë" loading="lazy"></p>Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për ndarjen e shtesave të fundvitit prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët nuk është asgje e re, por e re është se qeverisja e tij do të vazhdojë edhe për një mandat. Dje qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë nga 100 euro mbështetje për fëmijët</div>






