Kandidatja për presidente, Feride Rushiti pasi përfundoi seanca e së martës ku nuk u arrit të zgjidhet presidenti theksoi se ka pranuar kandidaturën për presidente me bindjen se do të ndihmojë vendin të tejkalohej ngërçi politik.
Rushiti theksoi se ka pranuar të jetë kandidate po ashtu me bindjen se do të jetë ishte figurë unifikuese.

“Kam pranuar propozimin për kandidate si presidente e vendit me bindjen se jam një figurë, e cila është unifikuese, përfaqëson shoqërinë civile dhe mund ta ndihmojë vendin ta tejkaloj ngërçin aktual politik dhe njëkohëisisht ta ngrisë dialogun në mes partive politike….duke menduar se dalja imë në skenë paraqet një figurë unifikuese një figurë, e cila me historinë e saj ka kontribuar në kauza të cilat i kanë kontribuar vendit.
Pas diskutimit të gjatë me kryeministrin e kam marr këtë përgjegjësi me bindje të plotë se do të jem një nga kandidatet e cila është kërkuar jo vetëm nga qeverisja Kurti, por edhe nga partitë opozitare të jem person plotësisht i pavarur, jopolitik, jo partiak dhe nga shoqëria civile”, tha ajo. /Telegrafi/





