FSK realizon Forumin e Nënoficerëve

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807505-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="FSK realizon Forumin e Nënoficerëve" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807505-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="FSK realizon Forumin e Nënoficerëve" loading="lazy"></p>Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj. Hapjen zyrtare të forumit e bëri Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale</div>

Madhësia e shkronjave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.
Hapjen zyrtare të forumit e bëri Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale duke qenë shtylla kryesore për realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së.
Forumi u udhëhoq nga Rreshter Majori i FSK-së Bedri Zuka, i cili ritheksoi përkushtimin e tij dhe të nënoficerëve në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet. Gjithashtu gjatë këtij forumi u potencua rëndësia e ndikimit të bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s në zhvillimin dhe edukimin profesional të nënoficerëve të FSK-së.
Në këtë forum pjesëmarrës ishin nënoficerë të FSK-së nga të gjitha nivelet ku patën mundësi të diskutonin tema të ndryshme mbi zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit dhe fleksibilitetit në udhëheqje, marrëdhëniet në mes të nënoficerëve dhe oficerëve etj. Pjesë e këtij forumi ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e AJOV-ës, NALT, ASG Ballkan etj.
FSK është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të korit të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës për kryerjen me sukses misionit kushtetues dhe ligjor.