Ylli kosovar, Edon Zhegrova po përballet me një situatë të vështirë te Juventusi, ku minutat në fushë janë bërë gjithnjë e më të rralla.
Në pesë ndeshjet e fundit, sulmuesi anësor nga Kosova ka luajtur vetëm dy minuta, një statistikë që flet shumë për rolin e tij aktual në skuadër.

E vetmja paraqitje e tij Zhegrovës ndaj Sassuolos, ku u aktivizua për pak çaste, vetëm tre minuta, ndërsa në përballjet kundër Pisa, Udinese, Genoa dhe Atalanta mbeti në stol pa u inkuadruar fare.
Nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, konkurrenca në repartin sulmues është e lartë, dhe Zhegrova duket se aktualisht konsiderohet si zgjedhje e dytë apo edhe e tretë. Kjo situatë është bërë edhe më e ndërlikuar pas rinovimit të trajnerit, që sinjalizon vazhdimësi në filozofinë aktuale.
Për një lojtar me cilësitë e tij në krah, mungesa e vazhdimësisë rrezikon të ndikojë jo vetëm në formën fizike, por edhe në besimin në lojë. Zhegrova njihet për kreativitetin dhe aftësinë për të vendosur ndeshje, por pa minuta, këto cilësi mbeten të pashfrytëzuara.
Në këto rrethana, e ardhmja e tij mbetet e hapur. Me objektiva personale dhe kombëtare përpara, një lëvizje gjatë verës mund të jetë vendimtare për karrierën e tij.
Vlen të theksohet se gjatë gjithë sezonit, Zhegrova ka luajtur vetëm në 21 ndeshje në të gjitha garat, duke mbledhur një total prej 447 minutave, pa gol dhe pa asistime. /Telegrafi/





