Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

Rajon

Radhë të gjata dhe kolona automjetesh vërehen këtë pasdite në pikat e pagesës në të gjithë vendin, derisa qytetarët kthehen në Shkup pas fundjavës së festave. Sipas informacioneve, ka kolonë rreth një kilometër të gjatë në pikën e pagesës pranë Sopotit në drejtim të Shkupit. Intensiteti i shtuar i trafikut është për shkak të kthimit […]

Madhësia e shkronjave

Radhë të gjata dhe kolona automjetesh vërehen këtë pasdite në pikat e pagesës në të gjithë vendin, derisa qytetarët kthehen në Shkup pas fundjavës së festave.

Sipas informacioneve, ka kolonë rreth një kilometër të gjatë në pikën e pagesës pranë Sopotit në drejtim të Shkupit.

Intensiteti i shtuar i trafikut është për shkak të kthimit të qytetarëve nga fundjava e zgjatur, gjë që krijon vonesa dhe pritje më të gjata në pikat e pagesës.

Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të jenë të duruar dhe të kujdesshëm në trafik.