Një rast i dyshuar i kontrabandimit me mallra dhe falsifikimit të dokumenteve është evidentuar mbrëmjen e 11 prillit 2026 në fshatin Svircë, në brezin kufitar me Serbinë.
Gjatë realizimit të një plani operativ, njësitë policore kanë hasur në një automjet me targa vendore, pranë të cilit ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të territorit serb.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një sasi e konsiderueshme e drunjve të prerë, që dyshohet se janë futur ilegalisht nga Serbia. Sipas vlerësimeve të zyrtarëve përkatës, masa drusore arrin rreth 100 metra kub.
Automjeti i braktisur është konfiskuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa dyshohet se i njëjti është i falsifikuar, pasi janë konstatuar ndërhyrje në numrin e shasisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/





