Lugano ka marrë një tjetër fitore të madhe në Superligën e Zvicrës, këtë herë ndaj Zurichut.
Protagonist prapë ishte portieri i Kosovës Amir Shaipi, që zhvilloi një tjetër paraqitje solide për ta mbajtur portën e paprekur.

“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.0, që ishte e dyta më e larta në këtë ndeshje pas golashënuesit Steffen.
Përpos pritjeve fantastike, Shaipi kishte edhe një përqindje të lartë prej 85 në saktësinë e pasimeve (28 nga 33 të tentuara), si dhe 75 për qind saktësi në pasimet e gjata (12 nga 16 të tentuara).
Kjo ishte hera e dytë radhazi që Shaipi mban portën e paprekur për Luganon, skuadër kjo që ka siguruar play-offin e Superligës së Zvicrës.
Në këtë sfidë luajtën edhe shqiptarët si Valon Berisha dhe Lindrit Kamberi te Zurichu./Telegrafi/





