Caribbean Airlines konfirmoi se një pasagjere në një fluturim nga Xhamajka për në Nju Jork lindi foshnjën pikërisht kur aeroplani po ulej në aeroportin John F. Kennedy.
Linja ajrore lëshoi një njoftim për shtyp që konfirmonte incidentin në bordin e fluturimit BW005 më 4 prill, transmeton Telegrafi.
Audio e bisedës midis pilotit dhe një operatori të kontrollit tokësor u mor nga CBS News. Punonjësi i kontrollit tokësor pyet nëse foshnja ka lindur tashmë, dhe piloti konfirmon se ka lindur.

“Në rregull, i thuaj asaj se duhet ta quajë Kennedy”, thotë operatori i kontrollit tokësor.
Linja ajrore tha se personeli mjekësor u kujdes për gruan dhe të porsalindurin sapo aeroplani u ul.
“Linja ajrore përgëzon profesionalizmin dhe reagimin e matur të ekuipazhit të saj, i cili e menaxhoi situatën në përputhje me procedurat e përcaktuara, duke siguruar sigurinë dhe rehatinë e të gjithë në bord”, tha njoftimi për shtyp.
Caribean Airlines gjithashtu konfirmon se nuk u shpall asnjë emergjencë gjatë fluturimit. /Telegrafi/





