Të martën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen herë pas here duke sjellë në disa zona riga të lehta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare, prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Kushtet atmosferike do të jenë relativisht të qëndrueshme, megjithatë qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes për ndryshimet e shpejta të motit gjatë ditës. /Telegrafi/





