Motra e Mateos, Keijsi Borri, ka reaguar ndaj ofendimeve që Rogerti i bëri asaj në Big Brother VIP Albania 5.
Ajo u shpreh se do t’i thoshte diçka Rogertit nëse do ta kishte përballë, teksa theksoi se nuk bie në nivelin e tij.
“Unë do të doja t’i thoja diçka Rogertit, por doja t’ia thoja në sy. Nëse do ta kisha përballë do ta thoja. Loja e Rogertit më duket shumë e ulët. Të luash me familjarët jashtë dhe jo me situatat brenda”, u shpreh ajo.

“Rogerti atë lojë ka, atë karakter ka zgjedhur të tregojë. Unë nuk bie në nivelin e Rogertit që t’ia kthej në të njëjtën monedhë”, theksoi mes tjerash.
Ky nuk është rasti i vetëm pasi në shtëpinë e famshme shpesh kanë përplasje duke sjellë familjarë nga jashtë.
Edhe pse kjo gjë nuk lejohet dhe se dënohen nga Vëllai i Madh, si mos-respektim i rregullave.
Ndërkaq, ka mbetur pak kohë deri në finalen e madhe të Big Brother, e cila do të jetë më 18 prill. /Telegrafi/





