Në fillim të spektaklit të sotëm, Selin ka reaguar publikisht lidhur me vendimin e saj për të mos u tërhequr nga Big Brother VIP Albania, edhe pse nëna e saj i kishte kërkuar të linte garën.
Ajo u shpreh se vendimi për të qëndruar është marrë plotësisht me dëshirën e saj, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar rrugëtimin në shtëpi.
“Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata nuk mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBVA”, deklaroi Selin.

Banorja tregoi gjithashtu se ditët e fundit kanë qenë mjaft të vështira për të, sidomos pas zhvillimeve të fundit në shtëpi.
“Këto 48 orët e fundit për mua kanë qenë ekstremisht të ngarkuara. Kam dashur të vazhdoj garën sepse ka qenë për të dalë ballë për ballë dhe për të mbrojtur veten përballë dy njerëzve që mendojnë se, duke paragjykuar dhe duke më dhënë epitete që s’më takojnë, mund të ecin para në garë. Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBVA”, shtoi ajo.
Në fund, Selin foli edhe për familjen e saj, duke theksuar rëndësinë që ajo ka për të dhe duke kërkuar mirëkuptim.
“Për mua e para është familja ime. Nuk do të thosha se janë zhgënjyer por do t’u thosha që të kenë besim për mua, për të mbrojtur të ardhmen time. Duhet të kenë besim te unë dhe unë jam e bindur se suportin e tyre e kam akoma. Kam qenë e shqetësuar, sepse jo vetëm për të ditur që unë thjeshtë kam pasur dëshirë të vazhdoj garën dhe jo si disrespekt ndaj tyre”. /Telegrafi/





