Një burrë nga Ohio, i cili zbuloi se në shumë dyqane ishin shitur të gjitha biletat e tij të preferuara të lotarisë, përfundoi duke bërë një zgjedhje rezervë që i fitoi atij një çmim prej 1 milion dollarësh.
Burri nga Ashville tha se ishte ndalur në disa dyqane gjatë rrugës për në punë për të kërkuar një biletë gërvishtëse të Extreme Million.

Ai hoqi dorë dhe bleu një biletë Cashword.
Nuk e besonte kur e skanoi biletën dhe konfirmoi se ishte fitues i 1 milion dollarëve.
Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të paguar shtëpinë, veturën dhe për të dërguar gruan me pushime. /Telegrafi/





