Shpërthen agjenti i Enzo Fernandez: Chelsea e ndëshkoi atë padrejtësisht

Agjenti i Enzo Fernandez, Javier Pastore, e ka mbrojtur fuqishëm mesfushorin e Chelseat, pasi klubi vendosi ta ndëshkojë për komentet e fundit të tij. Pastore zbuloi se kishte marrë një mesazh nga Chelsea të enjten, ndërsa Enzo po kthehej nga udhëtim...

Sport

Agjenti i Enzo Fernandez, Javier Pastore, e ka mbrojtur fuqishëm mesfushorin e Chelseat, pasi klubi vendosi ta ndëshkojë për komentet e fundit të tij.

Pastore zbuloi se kishte marrë një mesazh nga Chelsea të enjten, ndërsa Enzo po kthehej nga udhëtimi për në Londër, duke kërkuar një diskutim mbi intervistën.

“U përgjigja se nuk kishte problem, se gjithashtu e kisha parë intervistën dhe se ai nuk tregoi asnjë mungesë respekti ndaj klubit, shokëve të skuadrës, tifozëve apo ndonjë pale tjetër të përfshirë”, tha Pastore.

“Rikthehem dhe e them përsëri: Ai nuk ka thënë se dëshiron të largohet apo se preferon të jetojë në Madrid në vend të Londrës, dhe nuk ka ofenduar askënd”.

“Pasi dërgova përgjigjen time, nuk mora asnjë përgjigje tjetër, dhe duket se ata kishin vendosur ta ndëshkonin para se ai të arrinte në klub”.

Pastore shtoi se Enzo është i gatshëm të kërkojë falje nëse ndonjë tifoz u ndje i ofenduar, por theksoi se lojtari kurrë nuk ka folur për dëshirën për t’u larguar nga Chelsea ose Londra.

Ai deklaroi se kjo ishte një interpretim mediatik i fjalëve të tij./Telegrafi/