Legjenda shqiptare Xherdan Shaqiri gjithashtu ishte i pranishëm në “Fadil Vokrri” për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës ndaj Turqisë.
“Dardanët” nuk arritën ta realizojnë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2026, pas një humbje minimale me rezultat 0-1 nga turqit.

E një ndër të pranishmit në stadium ishte edhe Shaqiri, pavarësisht që ky i fundit nuk bëri ndonjë postim, në mënyrë që vëmendja të jetë vetëm te Kosova.
Ishte Bernard Berisha që publikoi një foto me Shaqirin, duke konfirmuar se yllit i Baselit ishte mes të pranishmëve në Prishtinë.
Përndryshe, Kosova bëri një përparim të madh që nga viti 2025 dhe tani objektivin do ta ketë padyshim të zë një nga dy vendet e para në Ligën e Kombeve, me synimin që të zërë një vend në vazon e dytë në kualifikueset për Kampionatit Evropian 2028.
Shaqiri në anën tjetër është pensionuar te kombëtarja e Zvicrës kurse po jep më të mirën për skuadrën e Baselit./Telegrafi/






