Hajrizi reagon pas eliminimit: Për Kosovën japim gjithmonë më shumë

Kreshnik Hajrizi ishte një nga lojtarët më të dalluar të Kombëtares së Kosovës në dy ndeshjet e play-off-it për Kampionatin Botërorë. Mbrojtësi i Sionit shënoi në ndeshjen e parë në fitoren 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, ndërsa ishte ndër më të m...

Sport
Reklame

Kreshnik Hajrizi ishte një nga lojtarët më të dalluar të Kombëtares së Kosovës në dy ndeshjet e play-off-it për Kampionatin Botërorë.

Mbrojtësi i Sionit shënoi në ndeshjen e parë në fitoren 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, ndërsa ishte ndër më të mirët edhe në humbjen 1-0 ndaj Turqisë.

26-vjeçari ka reaguar pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror, duke theksuar se skuadra dha gjithçka në fushë.

Në një mesazh emocional, Hajrizi shkroi:

“Kosova ime, Atë natë nuk ishte thjesht futboll… ishte një ndjenjë që të pushton krejt.

Na dhe krenari, na dhe forcë, na dhe arsye për të luftuar deri në fund.

Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo shqiptar kudo që është.

Kjo është vetëm fillimi… Sepse për Kosovën, ne japim gjithmonë më shumë”, ka shkruar Hajrizi.

Pavarësisht eliminimit, paraqitjet e Kosovës dhe veçanërisht të Hajrizit japin shpresë për të ardhmen e ekipit kombëtar. /Telegrafi/