Një shpërthim në një bar në Almeria të Spanjës ka lënë një person të vdekur dhe të paktën tre të tjerë të lënduar.
Zjarrfikësit dhe policia kanë nxituar në barin La Posada pranë arenës së demave në Almeria në juglindje të Spanjës.

Një raport i pakonfirmuar thotë se burri i vdekur është një këmbësor që rastësisht po kalonte pranë barit në atë kohë, transmeton Telegrafi.
Disa makina në afërsi janë dëmtuar nga shpërthimi, i përshkruar si ndoshta një shpërthim gazi. Zona është mbyllur pas incidentit në orën 17:20.
Një zëdhënës i një qendre rajonale koordinimi për reagimin ndaj emergjencave të drejtuar nga qeveria tha: “Dy shpërthime që ndodhën këtë pasdite në një kafene në qendër të qytetit të Almerias kanë lënë një person të vdekur dhe tre të plagosur. Incidenti ndodhi rreth orës 17:20 sipas orës lokale në një bar në Calle Alfarerias në qendër të qytetit”.
Qytetet spanjolle si Almeria janë të mbushura me turistë për momentin për shkak të procesioneve të Pashkëve që po zhvillohen. Kombësitë e personit që vdiq dhe të të lënduarve nuk janë zbuluar ende. /Telegrafi/






