Digjen dy automjete në Gjevgjeli, shkaktohen dëme materiale

Nacionale

MPB njofton se sot janë djegur dy automjete në Gjevgjeli, mirëpo nuk ka pasur persona të lënduar. "Më 30.03.2026 në orën 03:50 në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në hapësirë parkimi në rrugën “7 Nëntori” në Gjevgjeli janë djegur dy automjete...

Madhësia e shkronjave

MPB njofton se sot janë djegur dy automjete në Gjevgjeli, mirëpo nuk ka pasur persona të lënduar.

“Më 30.03.2026 në orën 03:50 në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në hapësirë parkimi në rrugën “7 Nëntori” në Gjevgjeli janë djegur dy automjete të parkuara, edhe atë një automjet “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë, pronë e Q.F. nga fshati Gjavatë dhe një automjet “Hjundai” me targa çeke, pronë e M.K. nga Republika Çeke.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Gjevgjeli e ka shuar zjarrin. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/