Gjiganti spanjoll Real Madrid është vënë në alarm lidhur me gjendjen fizike të një prej yjeve kryesorë të repartit ofensiv – Vinicius Jr.
Sulmuesi brazilian ndodhet aktualisht me kombëtaren e Brazilit, ku u aktivizua si titullar në mesjavë në miqësoren ndaj Francës, sfidë në të cilën skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti pësoi humbje.
Në atë ndeshje pati probleme fizike edhe për yllin e Barcelonës, Raphinha, i cili pritet të mungojë për disa javë pas një lëndimi të pësuar.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga “El Chiringuito TV”, edhe Vinicius Jr mund të jetë një shqetësim për Real Madridin.
Braziliani nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së shtunës në mëngjes, duke qëndruar nën kujdesin e stafit mjekësor të Seleçaos për shkak të disa shqetësimeve fizike.
Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimit, ndërsa një përditësim mbi gjendjen e tij pritet në ditët në vijim – diçka që po ndiqet me shumë vëmendje nga Real Madridi.
Vinicius është i padiskutueshëm te Real Madridi ndërsa ndër më meritorët që “Los Blancos” janë ende në garë si për titullin e La Liga-s ashtu edhe për Ligën e Kampionëve./Telegrafi/






