“Nuk mund të kemi një Kore të Veriut të dytë në Lindjen e Mesme”, paralajmëron Witkoff

I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff ka folur më shumë rreth përpjekjeve të Uashingtonit për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Iranit. "Mendoj se presidenti dëshiron një marrëveshje paqeje, por ai gjithashtu beson në - dhe unë besoj në të ...

Bota

I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff ka folur më shumë rreth përpjekjeve të Uashingtonit për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Iranit.

“Mendoj se presidenti dëshiron një marrëveshje paqeje, por ai gjithashtu beson në – dhe unë besoj në të gjithashtu – paqen përmes forcës”, tha ai.

“Pa presion, nuk e ul kurrë askënd në tavolinë”, shtoi Witkoff.

SHBA-të janë të përgatitura ta zgjidhin konfliktin me një zgjidhje diplomatike, por kjo zgjidhje duhet të përfshijë që Irani të mos ketë pasurim, sipas Witkoff.

Me këtë ai u referua uraniumit të nevojshëm për një armë të mundshme bërthamore.

“Nuk mund të lejojmë një Kore të Veriut të dytë në Lindjen e Mesme. Është totalisht destabilizuese për atë rajon dhe për botën”, përfundoi ai. /Telegrafi/