Noela ende ka nevojë për ndihmën tonë, kërkohet ndihmë financiare që të vazhdojë kontrollet

Noela e vogël ka luftuar me gjithë forcën e saj kundër një tumori shumë agresiv në tru, por ende ka nevojë për ndihmën tonë Noela ka nevojë për ndihmë financiare në mënyrë që të vazhdojë kontrollet, pasi këto kontrolle nuk mund t’i bëhen pa u shlyer ...

Nacionale
Reklame

Noela e vogël ka luftuar me gjithë forcën e saj kundër një tumori shumë agresiv në tru, por ende ka nevojë për ndihmën tonë

Noela ka nevojë për ndihmë financiare në mënyrë që të vazhdojë kontrollet, pasi këto kontrolle nuk mund t’i bëhen pa u shlyer një borxh që ka mbetur nga trajtimi i saj.

Lexoni postimin e plotë të gazetarit të njohur Eroll Grapcit në rrjetin social në Facebook:

Vajza jone e vogël, Noela, ka luftuar me gjithë forcën e saj kundër një tumori shumë agresiv në tru. Ajo fitoi betejën më të madhe: luftën për jetën.

Por tani ajo po përballet me një padrejtësi te tmerrshme. Për shkak se shumën prej 80.000 € të vitit te kaluar nuk ka qenë e mundur ta shlyejmë, spitali nuk pranon te vazhdojë asnjë kontroll dhe asnjë MRT jetike, pa u paguar me pare borxhi i mbetur. Duke qenë se këto para i detyrohen spitalit, ata kanë ndalur çdo trajtim, duke e lënë Noelen pa mbrojtjen e vetme qe mund te zbuloje ne kohe nëse tumori po kthehet.

Imagjinoni friken e një nene qe e di se fëmija i saj ka nevoje urgjente për monitorim, por spitali nuk e pranon më sepse ajo nuk mund te paguajë.

Ju lutemi, hapni zemrat edhe një herë për Noelën.

Çdo ndihme, nje dite me shumë pa frike.

Çdo kontribut, nje shans qe ajo te vazhdoje kontrollet qe i shpetojne jetën.

(Foto me 3 Shkurt 2024, 1 ditë para nisjes në Gjermani)

IBAN: XK05 2386 8000 0073 5231 Në emër të Brikena Trakaniqit