Vajza 7-vjeçare i bën miliona njerëz të qeshin me kërkesat e saj për darkë

Një vajzë 7-vjeçare nga Alabama ka bërë të qeshin miliona njerëz me sinqeritetin e saj. Babai i saj, Justin Legg, i kishte thënë se çfarë do të ishte për darkë, dhe ajo ia ktheu me një letër të shkruar dore që u bë virale në TikTok. Në letër, Ellie K...

Life/Bizare

Një vajzë 7-vjeçare nga Alabama ka bërë të qeshin miliona njerëz me sinqeritetin e saj.

Babai i saj, Justin Legg, i kishte thënë se çfarë do të ishte për darkë, dhe ajo ia ktheu me një letër të shkruar dore që u bë virale në TikTok.

Në letër, Ellie Kate shprehet me sjellje të ëmbël, por sinqerisht: nuk i pëlqen ushqimi që përgatit babai.

Megjithatë, ajo e vlerëson përpjekjen e tij dhe e mbyll mesazhin me një “Të dua, babi” dhe një zemër të vizatuar.

Për darkë ishin planifikuar fajita (petë e hollë ed mbushur me mish dhe perime), por për vajzën ishte përgatitur një quesadilla me djathë (petë e mbushur vetëm me djathë dhe e skuqur).

Kur pa se çfarë kishte në menu, ajo u largua pak nga dhoma, dhe më pas u kthye duke i dorëzuar babait një letër të sinqertë, pa u ankuar me fjalë.

Postimi i Justin në TikTok mori mbi 2.6 milionë shikime dhe komentuesit e përshkruan letrën si recenzion profesional të një “kritiku të vogël”.

Shumë prindër e komplimentuan vajzën për mënyrën e saj të komunikimit, duke e parë si një shembull të mirë të vetëbesimit dhe respektit. /Telegrafi/