Berisha ndihet keq nga gazi lotësjellës, truprojat e rrethojnë dhe e largojnë menjëherë drejt shtëpisë

Ndërsa protestuesit e opozitës vijojnë të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka braktisur protestën për shkak të efektit të gazit lotsjellës që hodhi policia pranë godinës së AKSHI-t. Sipas raportimeve, Beris...

Nacionale

Ndërsa protestuesit e opozitës vijojnë të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka braktisur protestën për shkak të efektit të gazit lotsjellës që hodhi policia pranë godinës së AKSHI-t.

Sipas raportimeve, Berisha u rrethua fillimisht nga truprojat e tij pasi hasi probleme me sytë dhe frymëmarrjen, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në rrugën Ismail Qemali. Më pas, ai u largua drejt banesës së tij, ku ndodhet aktualisht poshtë saj së bashku me disa mbështetës.

Më pas Berisha i është rikthyer sërish marshimit në rrugët e Tiranës.