Ambasadori i Izraelit në SHBA thotë se do ta gjunjëzojë Iranin

Yechiel Leiter, ambasadori i Izraelit në SHBA, është zotuar për hakmarrje pas dy sulmeve me raketa iraniane në qytetet izraelite Dimona dhe Arad. "Përgjigja do të jetë të vazhdojmë me këtë fushatë derisa ta gjunjëzojmë këtë regjim," tha Leiter për CN...

Bota

Yechiel Leiter, ambasadori i Izraelit në SHBA, është zotuar për hakmarrje pas dy sulmeve me raketa iraniane në qytetet izraelite Dimona dhe Arad.

“Përgjigja do të jetë të vazhdojmë me këtë fushatë derisa ta gjunjëzojmë këtë regjim,” tha Leiter për CNN.

“Nuk mund të jetojmë më me një vend që është keqdashës, që ka qëllim të na shkatërrojë – që deklaron se do të na shkatërrojë gjatë gjithë kohës dhe tani po qëllon raketa balistike në të gjithë fqinjët e tij”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet se si t’i shpjegonte sulmet në dritën e pretendimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se aftësitë raketore të Iranit janë shkatërruar, Leiter e ktheu pyetjen përsëri te Irani, duke thënë “iranianët gënjejnë këta janë vrasës që gënjejnë”.

“Ata thanë se nuk kanë raketa balistike ndërkontinentale. Epo, tani ata vërtetuan se i kanë ato”, vazhdoi ai. /Telegrafi/