Ardit Çuni tregon se si e zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar

Ardit Çuni ka vendosur të ndajë së fundmi një rrëfim të rrallë dhe mjaft personal, duke zbuluar një nga përjetimet më të dhimbshme në jetën e tij personale. I ftuar në emisionin "S’e luan topi", ai tregoi hapur për momentin kur zbuloi tradhtinë nga i...

Magazina

Ardit Çuni ka vendosur të ndajë së fundmi një rrëfim të rrallë dhe mjaft personal, duke zbuluar një nga përjetimet më të dhimbshme në jetën e tij personale.

I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai tregoi hapur për momentin kur zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja.

Sipas tij, përballja me këtë realitet ishte tepër e rëndë, madje e cilësoi si ‘gjënë më të tmerrshme që mund të përjetohet brenda një çifti’.

Edhe pse lidhja mori fund, këngëtari pranoi se ndjenjat për të nuk janë zhdukur plotësisht.

Megjithatë, e bëri të qartë se rikthimi ishte i pamundur, duke theksuar se kur besimi thyhet një herë, është shumë e vështirë të rindërtohet.

Në përpjekje për të ecur përpara dhe për të gjetur qetësi shpirtërore, ai zgjodhi të falë.

Arditi zbuloi se në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, vetëm pak çaste para mesnatës, i ka dërguar një mesazh ish-partneres.

Në të, artisti i ka shprehur se e ka falur për atë që ka ndodhur, edhe pse nuk e ka harruar. /Telegrafi/