Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt të grupit Pussycat Dolls janë shfaqur elegante dhe në humor të mirë gjatë një daljeje në New York, teksa vazhdojnë promovimin e turneut të ribashkimit.
Treshja tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tyre stil, ndërsa pozuan për foto në rrugët e qytetit.

Ky rikthim vjen pas 16 vitesh nga ndarja e grupit, me një turne të madh ndërkombëtar dhe një projekt të ri muzikor, shkruan DailyMail.
Megjithatë, jo të gjitha anëtaret janë pjesë e këtij rikthimi. Ish-anëtaret Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton nuk i janë bashkuar turneut, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur habi që nuk janë përfshirë.
Ribashkimi i pjesërishëm i grupit ka ngjallur interes të madh, por edhe diskutime mes ish-anëtareve dhe fansave. /Telegrafi/








