Rogerti, i cili është zgjedhur lider i shtëpisë këtë javë, ka përdorur avantazhin e tij për të marrë një vendim të rëndësishëm në nominimin e së shtunës.
Gjatë ditëve të fundit, ai kishte ndarë banorët në disa dyshe si pjesë e një sfide rezistence.
Sipas rregullave të lojës, lideri duhej të zgjidhte një nga këto dyshe për ta dërguar në televotim.

Në spektaklin e së shtunës, Rogerti vendosi që në nominim kokë më kokë të shkojnë Stenaldo dhe Mateo.
Të dy banorët janë tani në rrezik eliminimi, ndërsa njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia në spektaklin e së martës, në bazë të votave të publikut.
Ky vendim i liderit pritet të ndikojë edhe në dinamikat e shtëpisë në ditët në vijim. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





