Një burrë nga Maryland ndaloi në një dyqan ushqimor për të blerë pulë dhe përfundoi duke blerë një biletë lotarie që i fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh.
Lojtari tha se së fundmi u ndal në dyqanin Royal Farms në Rock Spring Road në Forest Hill për të blerë pulë dhe, ndërsa shijonte vaktin e tij, vendosi të blinte dy bileta lotarie.

Ato bileta i fituan atij gjithsej 50 dollarë, të cilat i përdori për të blerë dy bileta të tjera — duke fituar përsëri 50 dollarë.
Burri tha se u ndie i inkurajuar dhe bleu një biletë tjetër, duke fituar çmimin prej 1 milion dollarësh.
“Në fillim mendova se ishin 1,000 dollarë, por kur shikova më nga afër, kuptova se ishin 1 milion dollarë. Dola nga dyqani duke qeshur dhe me nxitim. Madje lashë edhe ushqimin sepse isha shumë i lumtur. Vrapova drejt veturës për të thirrur fëmijët e mi”, deklaroi burri.
Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të kursyer për fëmijët e tij. /Telegrafi/





