Artan Kola – i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 5

Këngëtari Artan Kola është eliminuar të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në edicionin e pestë të spektaklit. Artisti nuk arriti të shpëtojë nga televotimi javor, ku përballë tij në nominim ishin edhe ...

Magazina

Këngëtari Artan Kola është eliminuar të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në edicionin e pestë të spektaklit.

Artisti nuk arriti të shpëtojë nga televotimi javor, ku përballë tij në nominim ishin edhe Rogert Hysa, Selin Bollati, Stenaldo Hoxha dhe Nikol Doda.

Pas mbylljes së votimit të publikut, emri i Artan Kolës u shpall si më pak i votuari, duke bërë që ai të largohej nga gara.

Eliminimi i tij erdhi pas një jave me dinamika dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë, që ndikuan edhe në vendimin e publikut.

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, këngëtari u shqua për natyrën e qetë dhe momentet e tij muzikore, të cilat shpesh sollën atmosferë ndryshe mes banorëve. /Telegrafi/