Një grua thotë se është “me fat që është gjallë” – pasi brusha e saj elektrike e dhëmbëve, shpërtheu dhe mori flakë.
Charlotte Bowers, 33 vjeç, nuk pati probleme me brushën për tetë muaj, përpara se ajo të shpërthente spontanisht ndërsa ajo ishte në gjumë në shkurt të vitit 2026.

Shpërthimi shkaktoi flakë, por për fat të mirë korniza e çelikut e pasqyrës së banjës parandaloi përhapjen e flakëve.
Charlotte tha se nëse nuk do të ishte pasqyra, ajo dhe partneri i saj mund të kishin vdekur.
Ajo shtoi se tani nuk do të përdorë më kurrë një furçë dhëmbësh elektrike, pasi “nuk ia vlen rreziku”.
Shkaku i zjarrit ende mbetet i panjohur. /Telegrafi/





