Sali: Personat me Sindromën Down nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe mirëkuptim

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, realizoi një vizitë në Shkollën Fillore me Qendrën Burimore “Idnina”, një institucion i njohur për përkushtimin dhe mbësht...

Nacionale

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, realizoi një vizitë në Shkollën Fillore me Qendrën Burimore “Idnina”, një institucion i njohur për përkushtimin dhe mbështetjen profesionale ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Gjatë vizitës, Sali theksoi se kjo përvojë nuk ishte vetëm institucionale, por edhe thellësisht njerëzore.

Ai vlerësoi atmosferën pozitive dhe angazhimin e stafit, duke nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse ku çdo fëmijë ka mundësi të barabarta për zhvillim.

“Çdo buzëqeshje, çdo përqafim dhe çdo hap drejt përparimit është dëshmi e forcës dhe potencialit që kanë këta fëmijë. Ata nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe mirëkuptim,” u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri gjithashtu theksoi përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar arsim cilësor, dinjitet dhe respekt për të gjithë fëmijët, pa dallim. Ai shtoi se angazhimi për politika konkrete që mbështesin familjet dhe fëmijët me nevoja të veçanta do të mbetet prioritet.

Në përfundim, Sali bëri thirrje për angazhim të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional, duke theksuar se përfshirja dhe barazia duhet të jenë pjesë e përditshmërisë dhe jo vetëm e ditëve simbolike.