​Abdixhiku: Të ruhen vlerat e Ramazanit edhe pas Bajramit

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku tha se duhet të ruhen e mbrohen vlerat e këtij muaji të shenjtë. Ai uroi solidaritet e unitet ndaj njerëzve të Kosovës. “Lutjet dhe agjërimi i muaji...

Nacionale

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku tha se duhet të ruhen e mbrohen vlerat e këtij muaji të shenjtë.

Ai uroi solidaritet e unitet ndaj njerëzve të Kosovës.

“Lutjet dhe agjërimi i muajit të shenjtë u pranuan nga krijuesi. Mbi të gjitha në këtë periudhë duhet t’i ruajmë, kultivojmë dhe mbrojmë këto vlera që rëndom i gjejmë gjatë këtij muaji të shenjtë. Solidariteti ndaj njëri-tjetrit, mbështetja ndaj atyre në nevojë, uniteti sa më i madh i njerëzve të Republikës”, tha Abdixhiku.