LSDM: Raporti i “Freedom House” tregon qartë se me OBRM-PDUKM-në liria e mediave po përkeqësohet

Raporti i fundit nga Freedom House tregon se Maqedonia mbetet një "vend pjesërisht i lirë", për këtë reaguan sot nga partia opozitare LSDM. "Nëse krahasohet me kohën e LSDM-së, në vitin 2021 Maqedonia ishte e para në rajon, i vetmi vend me përparim d...

Nacionale

Raporti i fundit nga Freedom House tregon se Maqedonia mbetet një “vend pjesërisht i lirë”, për këtë reaguan sot nga partia opozitare LSDM.

“Nëse krahasohet me kohën e LSDM-së, në vitin 2021 Maqedonia ishte e para në rajon, i vetmi vend me përparim demokratik në Ballkanin Perëndimor, ose me rezultatin e dytë më të mirë në Evropë. Me OBRM-PDUKM-në dhe Mickoskin në pushtet, situata me liritë njerëzore dhe të medias po përkeqësohet. E vetmja situatë më e keqe është në Serbi, ku partia simotër e OBRM-së, SNS është në pushtet. Por OBRM-PDUKM po përpiqet të arrijë ritmin. Përveç kësaj, Maqedonia shënoi gjithashtu një rënie prej 6 vendesh në Indeksin e Lirisë së Medias 2025 të Reporterëve pa Kufij. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 36-të, këtë vit është në pozicionin e 42-të. Këto raporte janë një tjetër konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë në periudhën e kaluar”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se fushata mediatike kundër LSDM-së dhe Presidentit Filipçe, skandale të sajuara, fushata të zeza, kontroll mbi 40% të medias përmes Orban, Dekret që ndalon fjalimin në Parlament.Rezultati është një rënie e lirive njerëzore dhe të medias.

“Maqedonia po kthehet në kohën e Nikola Gruevskit me liri të shkelura, errësirë mediatike, fushata kundër opozitës dhe linçime publike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.