Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi i tha të enjten presidentit të SHBA-së, Donald Trump se kishte “propozime specifike” për të qetësuar tregjet globale të energjisë, të cilat janë trazuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.
“Mezi pres të zhvillojmë diskutimin tonë, duke u përqendruar veçanërisht në bashkëpunimin tonë në sigurinë ekonomike, në fusha të rëndësishme si energjia dhe mineralet e rralla të tokës”, i tha ajo Trump përpara takimit të tyre në Uashington, DC.
“Gjithashtu solla propozime specifike për të qetësuar tregun global të energjisë”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.
Konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë paqëndrueshmëri në ekonomitë aziatike dhe Takaichi përballet me presion të brendshëm për të adresuar çështjen.
Ndryshe sulmet mbi caqet iraniane kanë vazhduar edhe në sot, ku janë shënjestruar depo municioni dhe baza nëntokësore të raketave. /Telegrafi/






