BFI njofton orarin e faljes së Namazit të Fitër Bajramit

Besimtarët myslimanë nesër do të festojnë Fitër Bajramin. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit. Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 20 ma...

Nacionale

Besimtarët myslimanë nesër do të festojnë Fitër Bajramin.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit.

Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 20 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:04, ndërkaq në ora 06.19 namazin e Fitër Bajramit.

Manifestimi do të mbahet si zakonisht, në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.