Prokurori i ri Publik i Shtetit, Nenad Saveski sot bëri deklaratë solemne në Kuvend, ndërsa para mediave tha se puna e tij do të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet, dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara dhe standardet ndërkombëtare.
Saveski falënderoi për mbështetjen dhe qëndrimet korrekte në lidhje me aspektet e tij profesionale.

“Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua dhe në këtë moment dua t’i thërras të gjithë prokurorët publikë që po bëjnë punën e tyre së bashku me mua ndërsa unë po jap këtë deklaratë. Puna e tyre as nuk fillon dhe as nuk mbaron me mua. Çdo prokuror publik ka një detyrim ligjor për të vepruar në rastet aktuale. E njoh ekipin e prokurorisë dhe besoj tek ata dhe së bashku me ta jam i sigurt se do t’i përmbushim pritjet e qytetarëve në emër të të cilëve, Kushtetutës dhe ligjit veprojmë ne prokurorët publikë”, tha Saveski.
Ai falënderoi kolegët e tij deri dje, gjyqtarët, gjyqtarët nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Qeverinë, e cila e nominoi atë, dhe deputetët që e mbështetën atë.
Prokurori i ri i shtetit tha se priste mbështetje më të gjerë dhe interesat e partive politike nuk janë shqetësimi i tij, siç tha ai “as dje, as sot, as në të ardhmen”.
Dje, Kuvendi zgjodhi Prokurorin Publik Saveski me 66 vota “pro”, dy “kundër” dhe tetë “abstenime”./Telegrafi/





