Gjashtë futbollistë të rinj të Shqipëria U21, Alban Bushi publikon listën për miqësoren e marsit

Përzgjedhësi Alban Bushi ka ftuar gjashtë futbollistë të rinj për Kombëtaren e Shqipërisë U21 për miqësoren ndaj Uzbekistanit. Shqipëria ka arritur t’i bindë mesfushorin Benjamin Dibrani si dhe sulmuesin që po spikat Eron Gojanin, të cilët kishin për...

Sport

Përzgjedhësi Alban Bushi ka ftuar gjashtë futbollistë të rinj për Kombëtaren e Shqipërisë U21 për miqësoren ndaj Uzbekistanit.

Shqipëria ka arritur t’i bindë mesfushorin Benjamin Dibrani si dhe sulmuesin që po spikat Eron Gojanin, të cilët kishin përfaqësuar Gjermaninë dhe Norvegjinë në nivelin ndërkombëtar.

Portierë: Guilio Veliaj, Skander Tahiri, Aron Jukaj

Mbrojtësit: Diar Vokrri, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Gabriel Ramaj, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Perndreca, Enes Osmani

Mesfushorët: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani

Sulmuesit: Ermir Rashica, Rrok Toma, Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Eron Gojani, Olsi Mryta.

Përpos Dibranit dhe Gojanit, në listën e Bushit për herë të parë janë Tahiri, Asani, Arifi dhe Myrta./Telegrafi/