Padelistët kontribojnë për Care for Kosovo Kids

Në një atmosferë solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit, qendra e padelit Padel Zone Prishtina ka ndërmarrë një iniciativë gjatë muajit të Ramazanit, ku të gjitha mjetet e mbledhura nga terminet e natës po dedikohen për bamirësi, me fokus në m...

Nacionale

Në një atmosferë solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit, qendra e padelit Padel Zone Prishtina ka ndërmarrë një iniciativë gjatë muajit të Ramazanit, ku të gjitha mjetet e mbledhura nga terminet e natës po dedikohen për bamirësi, me fokus në mbështetjen e fëmijëve të prekur nga kanceri përmes shoqatës Care for Kosovo Kids.

Në kuadër të kësaj nisme, Padel Zone ka zgjatur orarin e punës deri në orët e vona të natës, nga ora 23:30 deri në 02:30, duke krijuar mundësi për komunitetin e padelit që të luajë edhe gjatë natës.

Kjo nismë nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por një shembull i fuqishëm i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë sociale që po ndërtohet rreth padelit në Kosovë. Padelistët që rezervojnë këto termine nuk janë vetëm duke luajtur, ata po kontribuojnë drejtpërdrejt në një kauzë humane dhe jetike.

Padel Zone Prishtina ka dëshmuar vazhdimisht angazhimin e saj në aktivitete bamirësie. Në të kaluarën, qendra ka mbështetur Shoqatën Jeta Vita gjatë muajit tetor 2025, duke kontribuar në ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit.

Po ashtu, përmes një turneu të organizuar gjatë festave të fundvitit, ka përkrahur edhe Shoqatën Down Syndrome Kosova, duke sjellë sportin më afër komuniteteve që kanë nevojë për mbështetje.

Këto iniciativa tregojnë se Padel Zone Prishtina shkon përtej rolit të një hapësire sportive, duke shërbyer si një vend që afron njerëzit rreth qëllimeve me vlerë më të gjerë.

Përmes sportit, po ndërtohet një komunitet që jo vetëm garon, por edhe kujdeset, ndihmon dhe kontribuon.

Padelistët e Prishtinës po dëshmojnë se, kur bashkohen për një kauzë, loja merr një kuptim edhe më të madh.