“Pa makazze, fitorja për Na’Vi bëhet mision i vështirë” – Aleksib me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ylli kosovar i CS2, Drin “makazze” Shaqiri ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën globale të kësaj loje. Kjo pasi ai u shpall kampion i ‘ESL Pro League’ me skuadrën e tij Na’Vi, pasi arritën të mposhtin në finale me rezultat 3-1 në mape skuadrën e A...

Sport

Ylli kosovar i CS2, Drin “makazze” Shaqiri ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën globale të kësaj loje.

Kjo pasi ai u shpall kampion i ‘ESL Pro League’ me skuadrën e tij Na’Vi, pasi arritën të mposhtin në finale me rezultat 3-1 në mape skuadrën e Auroras.

Në këtë finale “makazze” ishte më i dalluari te skuadra e tij, për çka edhe në fund u shpall si ‘Lojtari i Turneut’.

Se “makazze” është një pjesë kyçe e Na’Vi e ka thënë edhe bashkëlojtari i tij Aleksi “Aleksib” Virolainen.

Ai tha se pa “makazze” fitorja për Na’Vi është vështirë e arritshme, kjo edhe për shkak të rolit që ylli kosovar mban në skuadër.

“Ai gjithmonë është i rëndësishëm. Nëse nuk shfaqet, loja jonë bëhet më e vështirë, sepse është një playmaker dhe kontrollon zona shumë të rëndësishme”.

“Sipas mënyrës që e shoh të lëviz tani, besimi shtesë që ka, shumë lojtarë mund të ndihen të nervozuar kur luajnë kundër ish-ekipit të tyre, sidomos dikush kaq i ri, por ai nuk dukej aspak i nervozuar”, ka deklaruar AleksiB

Me që ra fjala, Na’Vi do të rikthehet sërish në aksion sot (e mërkurë) ku do të ndeshen me ekipin B8 në kuadër të turneut BLAST Open Rotterdam me fillim nga ora 13:30./Telegrafi/