Pas surprizës për Brikena Selmanin, radhën e kishte DJ Gimbo, i cili më pas u largua edhe nga gara.
Banori u emocionua në momentin kur nëna e tij erdhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u takua me Gëzimin, me këtë të fundit që nuk i mbajti dot lotët, ndërsa kishte sjellë edhe një tufë me lule për Selin.

“Nuk më ka mërzitur për asgjë. Është shumë mirë. Kur e pashë që u martua, mirë që nuk më doli zemra nga vendi. Lulet i kam sjellë për nusen”, u shpreh nëna e Gimbos.
Më pas, ajo u takua edhe me Selin, e cila e pyeti: “Po unë, a të kam mërzitur?”.
DJ Gimbo më pas u largua nga Big Brother, në një televotim të fortë që ishte me Brikenën.
Ai pas daljes tha se Selin e meriton të fitojë këtë format, me gjithë sakrificat që ka bërë. /Telegrafi/





