Probleme të reja për Ronaldon: Lëndimi sjell tension mes Portugalisë dhe Al-Nassr

Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një lëndimi që mund ta lërë jashtë grumbullimit të radhës me Kombëtarja e Portugalisë në fund të marsit. Kjo situatë rrezikon të krijojë tension mes federatës portugeze dhe klubit të ti...

Sport

Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një lëndimi që mund ta lërë jashtë grumbullimit të radhës me Kombëtarja e Portugalisë në fund të marsit. Kjo situatë rrezikon të krijojë tension mes federatës portugeze dhe klubit të tij, Al-Nassr.

Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka luajtur që nga 28 shkurti, kur pësoi një dëmtim në kofshën e pasme në ndeshjen ndaj Al-Fayha, dhe ende nuk është rikthyer në stërvitje.

Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, pas fitores ndaj Al-Khaleej (5-0), konfirmoi se rikthimi i Ronaldos dhe i Sadio Mané, i cili gjithashtu është i lënduar, pritet vetëm pas pushimit ndërkombëtar.

“Cristiano Ronaldo dhe Mane duhet të kthehen pas pushimit ndërkombëtar. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe për fat të keq mungesa e tyre do të jetë e zgjatur”, deklaroi Jesus.

Megjithatë, në kampin e Portugalisë shpresojnë që Ronaldo të rikuperohet më shpejt, pasi ai konsiderohet kyç për miqësoret ndaj Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që zhvillohen më 29 mars dhe 1 prill.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, mungesa e tij mund t’i kushtojë shtrenjtë federatës. Federata Portugeze e Futbollit rrezikon një humbje financiare të konsiderueshme, pasi të ardhurat nga këto ndeshje mund të bien deri në 20 për qind pa praninë e yllit kryesor.

Edhe pse në aspektin sportiv mungesa e Ronaldos mund të kompensohet nga lojtarë të tjerë ofensivë, ndikimi financiar dhe mediatik i tij mbetet i pazëvendësueshëm.

Ronaldo, golashënuesi më i mirë në histori të Portugalisë me 143 gola në 226 ndeshje, pritet që të marrë pjesë në Kupën e Botës këtë verë në SHBA, që mund të jetë edhe e fundit në karrierën e tij.

Në fazën e grupeve, Portugalia është në Grupin K së bashku me Kolumbia, Uzbekistani dhe një fitues nga play-off-i ndërkontinental. /Telegrafi/