Aston Martin përballet me sfida në fillim të sezonit të Formula 1, Alonso kritikon rregullat e reja

Ekipa e Aston Martin F1 Team po përballet me probleme serioze në fillim të sezonit të Formula 1, duke reflektuar edhe rezultatet e deritanishme. Në krye të kritikave është dy herë kampioni botëror Fernando Alonso, i cili shpreh pakënaqësi për rregull...

Sport

Ekipa e Aston Martin F1 Team po përballet me probleme serioze në fillim të sezonit të Formula 1, duke reflektuar edhe rezultatet e deritanishme.

Në krye të kritikave është dy herë kampioni botëror Fernando Alonso, i cili shpreh pakënaqësi për rregullat e reja, veçanërisht për rritjen e rolit të energjisë elektrike në garë.

“Startet janë të këndshme. Siç ndodhi në Australi, edhe në Kinë makina jonë pati një start të mirë. E vërteta është se në xhirot e para të gjithë kishim të njëjtin nivel karikimi të baterive”, ka thënë fillimisht Alonso.

Megjithatë, ai thekson se garat po kthehen gjithnjë e më shumë në një “kompeticion të menaxhimit të baterive”.

“Dhe pastaj hyjmë në këtë kampionat botëror të prodhimit të baterive, dhe nuk jemi aq të fortë sa të tjerët”, përfundoi Alonso.

Ekspertët paralajmërojnë se për të kapur ritmin e rivalëve, Aston Martin duhet të gjejë zgjidhje të shpejta për menaxhimin e energjisë dhe performancën e makinës. /Telegrafi/